FOTO/ Aksident i frikshëm në Përrenjas, gjashtë persona të plagosur. Makinat bëhen copa

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Përrenjas, duke lënë pas gjashtë persona të plagosur një prej të cilëve rëndë.

Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.

Nga pamjet e siguruara nga Arena e Lajmit, shihen mjete të shkatërruara në vendin e ngjarjes. Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.

Aksidenti 2
Aksidenti 2
Aksidenti Ne Prrenjas4
Aksidenti Ne Prrenjas4

Arena e Lajmit

FOTO/ Aksident i frikshëm në Përrenjas, gjashtë persona të plagosur. Makinat bëhen copa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook