FOTO/ Girona imiton Leicester, në Spanjë lind një “hirushe” e re, e pëson edhe Barça (VIDEO)

E besoni apo jo, por Girona është një realitet i ri në Spanjën, është një histori e ngjashme me atë të Leicester në Angli, të paktën deri në këtë pikë të sezonit, teksa kryeson me meritë La Liga-n. Për ta bërë dhe më të bukur këtë përrallë, Girona mposhti as më shumë e as më pak por Barcelona-n, këtë e bëri me lojë dhe rezultat duke triumfuar në derbi me shifrat 4-2. Girona e nisi sfidën me gol duke kaluar në avantazh që në minutën e 12-të, por festa nuk zgjati shumë pasi 7 minuta më pas Robert Lewandowski barazoi shifrat në 1-1.

Në fundin e pjesës së parë, Gutierrez rikthehu edhe një herë Girona-n në avantazh. Të “vegjlit” e katalunjës ishin perfekt në kundërsulm, kaptën “mat” Barcelonën thuajse në çdo zbritje, si në minutën e 80-të ku Valery realizoi golin e tretë. Ekipi i Xavi-t u përpoq të shmangte këtë humbje të rëndë, por goli i Gundogan erdhi vonën në minutën e 92-të duke ngushtuar shifrat në 2-3. Girona nuk u mjaftuan me kaq, por tre minuta më pas, Stuani kompletoi “pokerin” duke sigluar shifrat në 2-4.

Fal këtij suksesi, Girona merr kreun e La Liga-s në kuotën e 41 pikëve, 2 më shumë se sa Real Madrid dhe plus 7 në raport me Barcelonën. “Këtu komandon Girona”. “Lider është Girona”, këto ishin disa nga titujt kryesorë të mediave spanjolle që i bëjnë jehonë këtij realiteti të ri në La Liga.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Girona imiton Leicester, në Spanjë lind një “hirushe” e re, e pëson edhe Barça (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook