FOTO/ Stoli i “djallit” në dyshim, e ardhmja e Piolit kalon nga Newcastle, e pret shkarkimi nëse…

Humbja në Bergamo, kundër Atalantës së Gjimshitit, komplikon shumë pozicionin e Milanit në Serie A, për momentin janë në vendin e tretë, por janë gjithnjë e më larg kreut, minus 9 pikë nga Inter. Kjo humbje “djeg” jo pak, mbi të gjitha vendos në dyshim të fortë të ardhmen e Stefano Piolit. Sfida e radhës, ajo kundër Newcastle pritet të jetë jo pak përcaktuese për Piolin, ndaj “qymyrxhinjve” i duhet më shumë se një mrekulli për të qëndruar në lojë në Champions League. Sipas Corriere dello Sport, trajneri rrezikon shkarkimin në rast humbje përballë Newcastle:

Corriere
Corriere

“Nuk është çudi, nuk përjashtohet si opsion, shkarkimi i tij i menjëhershëm në rast të ndonjë humbje të rëndë përballë Newcastle”, shkruan Corriere dello Sport. Në fakt, nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni që stoli i Piolit lëkundur fuqishëm, por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë drejtuesit e klubit nuk i kanë dalë në krahë, duke lënë të kuptohet që pozicioni i tij në krye të “djallit” nuk është më i sigurt.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Stoli i “djallit” në dyshim, e ardhmja e Piolit kalon nga Newcastle, e pret shkarkimi nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook