Me kualifimimin në xhep, Interi kërkon të mbyllë sa më mirë të jetë e mundur fazën e grupeve të UEFA Champions League. Përballë të martën do jetë Sociedad në shtëpi, ndërsa trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka dhënë mendimin e tij para ndeshjes.
E ardhmja- Kam pasur një cikël shumë të gjatë te Lazio dhe shpresoj që të qëndroj edhe më gjatë këtu. Por ne jemi në fushë, ku e dimë se gjykohemi çdo ndeshje, çdo hap. Duhet të punoj me këtë grup djemsh, duke e ditur se do të ketë momente të ndryshme dhe se ne duhet të bëjmë ndryshimin”.
A mund të fillojë Cuadrado? “Nesër do të jetë shumë e rëndësishme faza e posedimit, po ashtu edhe ajo e mos-posedimit. Do të duhet të jemi mirë në të dyja fazat, është një skuadër që ka shumë teknikë. Po vlerësoj gjendjen e Cuadrados.
“Të gjithë e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari cilësor, i cili në vitet e fundit ka treguar pak diferencë në ndeshjet e luajtura jashtë apo në shtëpi. Vitin e kaluar ata arritën tri fitore në grupin e Europa League, këtë vit dolën mirë në Champions League. Do të na duhet një Inter i rëndësishëm” – Tha ai.
(J.S/)