Iu gjet kanabis në makinë, arrestohet një 19-vjeçar! Policia në kërkim të pronarit të automjetit

Iu gjet kanabis në makinë, arrestohet një 19-vjeçar!

Një 19-vjeçar është vendosur në pranga nga policia pasi iu gjet një sasi kanabisi në automjetin që drejtonte.

I riu me iniciale K. K., banues në Elbasan, u ndalua në rrugën “28 Nëntori”. Gjatë kontrollit në makinë uniformat blu kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi me iniciale K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

U kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në automjetin që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet lënda narkotike.

Identifikohet pronari i këtij automjeti dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, kanë vijuar punën në terren për goditjen e veprimtarive kriminale në këtë fushë. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.

Në rrugën “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 19 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Iu gjet kanabis në makinë, arrestohet një 19-vjeçar! Policia në kërkim të pronarit të automjetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook