Ola Xama: Veliaj ka përgjegjësi sa Koka dhe Ahmetaj, Zoto i bënte vetë faturat e inceneratorit

Ola Xama: Veliaj ka përgjegjësi sa Koka dhe Ahmetaj, Zoto i bënte

Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit» se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është lënë gjashtë përgjegjësisë, edhe pse ka bërë të njëjtën shkelje si ish-ministrat Koka dhe Ahmetaj me miratimin e studimit të fizbilitetit për inceneratorin e Tiranës.

Xama deklaroi se ish-administratori i inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto i bënte vetë letrat me shifrat që donte, duke shtuar vlerën e parave që duhet të paguante buxheti i shtetit për llogari të kompnisë « Integrated ».

«Te dosja e SPAK-ut për vendimin për arrestimet e fundit thuhet se vendimet proceduriale për studimin e fizibilitetit nga Ministria e Mjedisit me Lefter Kokën në krye, konsiderohen shkelje. Po të shohim edhe dosjen për Ahmetajn, edhe miratimi i këtij studimi fizibiliteti nga ministri i financave konsiderohet shkelje. Ndërkohë për atë që ka bërë dëmin dhe fajin nuk ka asnjë akuzë. Ndërkohë në hetimin për inceneratorin e Tiranës ku duhet të ishte z. Veliaj, i cili, ka apo nuk ka përgjegjësi, kjo i takon drejtësisë, por ne si qytetarë jemi të interesuar që ai të hetohet.

Edhe Veliaj e ka miratuar studimin e fizibilitetit. Atëherë përse për këtë kanë faj ministri i Mjedisit dhe ai i Financave, por jo kryetari i bashkisë, që ka qenë autoritet koordinues me ministrinë?

Po ashtu është eedhe një tjetër fakt. Kemi marrjen e masave të sigurisë për 15 persona. Po të krahasosh dy vendimet, nga vendimi i sekuestrimit të datës 1 gusht 2023 te ky I marrë përpara 3 ditëve, nuk ka asnjë fakt të ri penal, apo asnjë provë. Atëherë përse ndaj këtyre personave nuk është marrë masë shtrënguese më përpara, por u caktua sot? Atëherë ne na bën të dyshojmë se mund të ketë edhe drejtësi me regji, sepse, për sa kohë, përgjegjësia e z. Tusha, e z. Simixhiu dhe e anëtarëve të tjera të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për koncesionin.

Këta e nxorën edhe në revistën prestigjoze “Thë Economist” se do të bëhej tender ndërkombëtar. Mirë që ishte e paracaktuar, por paguanin edhe ca para për revista ndërkombëtare. E marrin kontratën, inceneratori nuk bëhet, po hajt se nuk I kishe paratë, por ato ti I more. 60 milionë euro nga bashkia e Tiranës dhe 40 milionë euro nga ndërtuesit. Vlera që Klodian  Zoto ia çonte dy kompanive italiane është 102 milionë euro dhe ai u thotë se ky preventiv që po ju dërgoj nuk është ai reali, por është për shtetin. Preventivi që po ju dërgoj është 128 milionë euro, ndërkohë që vlera reale është 102 milionë euro. Pra ne na del që përgjegjës për mashtrimin që po bënte Zoto dhe Mërtiri ishin edhe kompanitë me emër, ndërkohë që te hetimi ato nuk rezultojnë”-deklaroi Xama.

    

Ola Xama: Veliaj ka përgjegjësi sa Koka dhe Ahmetaj, Zoto i bënte vetë faturat e inceneratorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook