Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Manja jep urdhrin, i dënuari Albert Kupa do të vendoset në regjimin 41/bis

Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Manja jep

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa), i cili po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Pas këtij urdhri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b).

Manja paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.

“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit.”, tha Manja.

Ky shtetas në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.

Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Manja jep urdhrin, i dënuari Albert Kupa do të vendoset në regjimin 41/bis

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook