“Reagim i shkëlqyer”, zgjohet Man.City, Guardiola shijon tre pikët (VIDEO)

Nuk janë në formën e tyre perfekte, kjo është e qartë, por të paktën, Man.City rikthehet të fitojë pas 4 blofeve radhazi. “Qytetarët” dolën me tre pikë nga transferta përballë Luton, por sërish vuajtën jo pak, morën një fitore me përmbysje, por pa Haaland hasën vështirësi në finalizim. Sigurisht kishin kontrollin e lojës, krijuan 18 raste për gol, goditën 6 herë kuadratin, por në fundin e pjesës së parë Luton i befasoi duke kaluar në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Silva që me një goditje të befasishme riktheu baraspeshën. Brenda tre minutash, ekipi i Guardiola-s përmbysi gjithçka teksa Jack Grealish realizoi dhe golin e dytë, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Kjo fitore sjell qetësi në radhët e City, kënaq edhe trajnerin Guardiola:

626d2c20 F164 40de 990b F96a0f074692
626d2c20 F164 40de 990b F96a0f074692

“Vuajtëm, por ishte një paraqitje e madhe. Pas rezultateve të fundit mund të them se reagimi i djemve ishte i shkëlqyer”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes. Ky sukses afron qytetarët me kreun, për momentin ndodhen në vendin e katërt me 33 pikë, 4 më pas se Liverpool kryesues.

()

Arena e Lajmit

“Reagim i shkëlqyer”, zgjohet Man.City, Guardiola shijon tre pikët (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook