Sa biznese kanë aplikuar për ekskluzivitetin e emrit? Rritje e ndërgjegjësimit gjatë dekadës së fundit

Sa biznese kanë aplikuar për ekskluzivitetin e emrit? Rritje e

Mbi 10 mijë biznese kanë bërë aplikime kombëtare për mbrojtjen e markës së subjektit që kanë në pronësi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, me qëllim që të mos lejojnë imitime dhe abuzime në kurriz të investimit që kanë bërë.

Të dhënat nga ky institucion, tregojnë se nga viti 2015 dhe në vijim ka një rritje të ndjeshme të interesit dhe ndërgjegjësimit të bizneseve për të garantuar emrin e tyre në një treg ku rëndom ndodh që tregtohen produkte false me emra të markave të ndryshme, në dëm edhe të konsumatorëve shqiptarë.

Ndërsa aplikimet ndërkombëtare për regjistrim marke kanë një shifër edhe më të lartë,  të cilat nga viti 2015 dhe në vijim, kalojnë 20 mijë. Nga ana tjetër, mesatarja e regjistrimit të markave referuar aplikimeve në 4 vitet e fundit arrin në rreth 1 mijë për çdo vit.

Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ka hartuar dhe hedhur për konsultim një projektligj të dedikuar vetëm për markat tregtare, duke synuar të përcaktojë rregulla më të qarta për regjistrimin e një marke, refuzimin për regjistrim dhe mbrojtjen e saj, duke e përafruar atë me legjislacionin e BE.

Projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë si dhe mund të kërkojnë shpërblim dëmi përmes ngritjes së padisë.

 

Sa biznese kanë aplikuar për ekskluzivitetin e emrit? Rritje e ndërgjegjësimit gjatë dekadës së fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook