Ka përfunduar seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO). Beleri kërkon leje për t’u betuar, ndërsa truka gjykuese është tërhequr për vendim.
Gazetarja Klodiana Lala siguron për dëshminë e Belerit, ku ky i fundit shprehet se ndaj tij dhe familjes së tij po bëhet padrejtësi.
Dëshmia e Belerit
Ndaj meje po bëhet një padtejtësi për interesa politike dhe financiare.
Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi.
Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.
Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë.
Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Po dëgjojmë cudira në këtë gjyq.