Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes. Mësohet se të enjten do të votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantet.
Gazetari Ergys Gjencaj ka zbardhur porositë e Ramës për deputetët, i cili ka kërkuar pjesëmarrje të të gjithë ligjvënësve në seancën parlamentare.
Kujtojmë se seanca e kaluar, nuk ishte e zakonshme, pasi pati kaos dhe përplasje, pasi opozita vijoi me skenarin e saj në Kuvend, duke hedhur tymuese dhe shashka. Sakaq, mes kaosit u miratua buxheti i vitit 2024.
()