“Show” i Philadelphias, Denver rikthehet te fitorja, Minnesota bie pas 6 ndeshjeve

Pas Kupës, NBA i është rikthyer kalendarit të zakonshëm, ku nuk ka munguar spektakli dhe emocionet. Philadelphia qëndron në grupin e skuadrave pretendente në Konferencën e Lindjes pas fitores 146-141 ndaj Washington.

Kjo ishte ndeshja me më shumë pikë deri në këtë pikë të sezonit, ku u shënuan 287 pikë në total. Joel Embiid me 34 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, me Philadelphian që mori fitoren e tretë radhazi dhe mban vendin e katërt.

Në Perëndim, fitojnë kampionët në fuqi të Denver, që mposhtën 129-121 Atlanta Haëks jashtë fushe, ndeshje ku Murray e Jokic realizuan 54 pikë së bashku, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Bogdanovic për vendasit. Nuggets lënë pas tri humbjet rresht dhe mbajnë vendin e katërt.

Është Minnesota që ruan kreun e renditjes në Perëndim pavarësisht humbjes 121-107 në fushën e Neë Orleans. Për vendasit u dallua Zion Williamson, autor i 36 pikëve. Kështu, pas 6 fitoreve radhazi, edhe Minnesota rikthehet me këmbë në tokë, teksa në sfidën e radhës do të ndeshet me rivalët e Dallas jashtë fushe.

()

Arena e Lajmit

“Show” i Philadelphias, Denver rikthehet te fitorja, Minnesota bie pas 6 ndeshjeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook