Benfikës i duhej një engjëll, një mrekulli, një e tillë erdhi në Austri përballë Salzburg ku kërkohej një fitore me dy gola avantazh. Angel Di Maria realizoi një gol të çmendur në minutën e 32-të, një gol drejtpërdrejtë nga goditja e këndit.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Rafa Silva realizoi edhe golin e dytë për Benfikën, me këtë rezultat vijon më tej në Evropë.
Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55-të, Susic me një goditje të fortë, gjeti edhe devijimin me fat duke ngushtuar shifrat në 1-2. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 92-të, Cabral me një super gol, një finalizim me finte, realizoi golin e tretë për Benfikën duke bërë që portugezët ta mbyllin Grupin D në vendin e tretë, në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Salzburg, por me golavarazh më të mirë.
()