Fakulteti i Veterinarisë lajmëron studentët se nuk do të marrin pagesën prioritare, shkel VKM-në

Fakulteti i Veterinarisë lajmëron studentët se nuk do të

Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bujqësor të Tiranës ankohen në emisionin Fiksi Fare se për ta nuk do të zbatohet VKM-ja për degët prioritare.

Ata kanë treguar me një mesazh për emisionin investigativ se janë lajmëruar nga sekretaria e fakultetit ku është thënë se paga prej 400 mijë lekësh(të vjetra) që u miratua me VKM për të gjitha degët prioritare ka ndryshuar, kështu do e marrin këtë pagesë vetëm studentët me mesatare mbi 9.5

Ish-ministria Kushi në qershor të vitit 2023 në një deklaratë për mediat tha se është miratuar VKM-ja që heq mesataren për studentët e degëve prioritare, pra të gjithë ata që do zgjedhin veterinari, bujqësi etj do marrin 400 mijë lekë në muaj pavarësisht mesatares, madje kjo pagesë do vijojë për 3 vite edhe nëse mesatarja e vitit të dytë do jetë me e ulët se atij të parit.

Studentët treguan për gazetarët se e kanë të pamundur ta thonë publikisht problemin e tyre pasi kanë frikë. Por që njoftimin e kanë marrë nga sekretaria e fakultetit, madje një student tregon se në 8 janar do të dalin në protest për këtë problem.

Gazetarët morën një përgjigje në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, administratorja Valbona Shehu tregoi se nuk e njohin këtë problematikë, pasi nuk kanë lajmëruar studentët për një ndryshim të tillë.

Ajo thotë se studentët kanë plotësuar formularin dhe jemi në pritje. “Të gjithë studentët i kemi sqaruar nëpër sallat e leksionit, nuk kemi dhënë asnjë informacion se do jetë kriter mesatarja, presim të na vijnë formularët e aplikimit dhe të kalojmë pagesat”, thotë Shehu .

Madje ajo sqaron se kanë mjaftueshëm buxhet për të dhënë pagesat përpara vitit të ri./Top Channel

Fakulteti i Veterinarisë lajmëron studentët se nuk do të marrin pagesën prioritare, shkel VKM-në

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook