Adrien Rabiot është rikthyer në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Pas goditjes së pësuar në ndeshjen ndaj Napolit, mesfushori francez u detyrua të kryejë punë të diferencuar për dy ditë.
Megjithatë sot mesfushori u bashkuar me grupin, me Juventusin që po përgatitet për ndeshjen e kampionatit të së premtes në mbrëmje kundër Genoas.
Nesër është planifikuar konferenca për shtyp e Allegrit, në prag të takimit të radhës. Bardhezinjtë kanë grumbulluar deri më tani 36 pikë dhe janë në vendin e dytë. Rabiot ka luajtur 14 ndeshje këtë sezon.
(J.S/)