Miratohet plani i veprimit që i dedikohet gruas, ministrja Koçiu: Do të jenë më të përfaqësuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar planin e veprimit që i dedikohet gruas. Ishte ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila zbuloi detaje rreth planit të veprimit në kuadër të zbatimit të rezolutës 1325 që është miratuar dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë.

Koçiu tha se gratë, nëpërmjet zbatimit të këtij plan veprimi, do të kenë mundësinë do të jenë më të përfaqësuara, në sektorë si siguria, mbrojtja dhe misione paqeruajtëse

“Qeveria miratoi një vendim shumë i rëndësishëm, që është ai i miratimit të planit të veprimit në kuadër të zbatimit të rezolutës 1325 që është miratuar dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë. Është një plan veprimi, i cili e çon qeverinë dhe vendin më afër BE-së, me standardet e duhura përsa i përket luftës ndaj pabarazisë gjinore, luftën kundër dhunës dhe rolin që tashmë gruaja duhet të marrë me miratimin e këtij plan veprimi edhe në sektorë që zakonisht ishim mësuar të kishim vetëm burra apo do të dominoheshin nga burrat, siç janë sektorët e sigurisë, mbrojtjes apo misionet paqeruajtëse.

Tashmë, gratë, nëpërmjet zbatimit të këtij plan veprimi, do të kenë mundësinë do të jenë më të përfaqësuara, në sektorë si siguria, mbrojtja dhe misione paqeruajtëse”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Miratohet plani i veprimit që i dedikohet gruas, ministrja Koçiu: Do të jenë më të përfaqësuara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook