Mourinho para gazetarëve: Kam ide të qarta në kokë, Roma do bëjë merkato…normale

Trajneri i Romës, Jose Mourinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së Europa League të enjten ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspol. Numri një i pankinës së skuadrës italiane preku tema të ndryshme si e ardhmja e tij, apo edhe merkato e janarit.

“E ardhmja? Nuk ka çfarë të mendoj. Unë e kam gjithçka shumë të qartë në kokën time. Mund të falenderoj vetëm tifozët, por përsëri nuk ndihem rehat. Natyrisht që më bën krenar dhe më emocionon, por është diçka që nuk më pëlqen. Mos e bëni për mua, është skuadra që duhet të ndjejë mbështetjen në fushë.

“Merkato jonë do të jenë gjithmonë në përshtatje me kushte ekonomike. Unë jam trajneri dhe më pas drejtori e presidenti, të gjithë kemi një objektiv. Por, nuk mund të bëjmë çmenduri sepse ky është realiteti ynë. Unë do të isha tejet i lumtur nëse në merkaton e janarit mbërrin një mbrojtës” – Tha ai.

Roma ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Europa League. Deri më tani  10 pikë të grumbulluara, në 5 ndeshje.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Mourinho para gazetarëve: Kam ide të qarta në kokë, Roma do bëjë merkato…normale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook