Një skuadër meshkujsh nuk mund të drejtohet nga një trajnere. Ky është mendimi i ish-lojtarit të Interit, Wesley Sneider, në një intervistë të dhënë. Sipas tij, pavarësisht zhvillimit të përgjithshëm, disa gjëra janë të pandryshueshme.
“Sipas meje po e ekzagjerojmë pak, ndoshta situata ka ndryshuar, por sipas mendimit tim diçka e tillë nuk është normale. Unë për veten time nuk do ta mendoja kurrë që të trajnohesha nga një femër. Të jemi të qartë, nuk jam aspak kundër femrave, por po flasim për një çmenduri” – Tha ai.
(J.S/)