Champions League zbret sonte në fushë për të luajtur ndeshjet e fundit të grupeve. Fokusi është te grupi B, ku akoma ka dilema. Dortmund i kualifikuar pret PSG. Milan i vendit të fundit do kërkojë që të mbetet të paktën në korsinë e Europës, teksa do përballet në transfertë me anglezët e Newcastle.
NEWCASTLE (4-3-3): Dubravka; Trippier, Schar, Lascelles, Livramento; Joelinton, Bruno Guimaraes, Miley; Almiron, Wilson, Gordon.
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Théo Hernandez, Florenzi; Musah, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud.
Në grupet e tjera, në fushë zbret edhe Barcelona, ndërsa Atletico Madrid-Lazio premton shumë për tifozët. Vlen të theksojmë se në orët e pasdites janë zhvilluar edhe 2 ndeshje. Crvena Zvezda sfidoi kampionët e Cityt, tjetër takim ishte ai mes Leipzig dhe Young Boys.
Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Molina, Savic, Gimenez, Hermoso, Lino; De Paul, Witsel, Saul; Griezmann, Correa.
Lazio (4-3-3): Provedel; Marusic, Casale, Gila, Hysaj; Guendouzi, Vecino, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Zaccagni.
Ndeshjet:
Antwerp 1-1 Barcelona
Atl. Madrid 1-0 Lazio
Celtic 1-0 Feyenoord
Dortmund 0-0 PSG
FC Porto 2-1 Shakhtar Donetsk
Newcastle 1-0 AC Milan
(J.S/)