“X” i hidhur, Inter e mbyll i dytë, tani i pret një short “ferri”. Inzaghi shfajësohet: Nuk është prioritet Serie A

Një “X” i hidhur, një barazim që sposton Inter në vendin e dytë në Grupin D. Ndryshe nga një vit më parë, këtë sezon faza e grupeve dukej një lojë fëmijësh për ekipin zikaltër, e siguroi kualifikimin dy xhiro përpara fundit, por vendi i dytë i rri ngushtë, tani e pret një short i fortë. Inzaghi dhe të besuarit e tij paguan jo pak rotacionin e fortë në dy sfidat e fundit, ndaj Real Sociedad në “Meazza” nuk shkuan më shumë se një “X” pa gola duke bërë që spanjollët ta mbyllnin në krye me 12 pikë, fal golavarazhit më të mirë.

Aa
Aa

Sociedad kishte kontrollin e topit, por Inter ishte më konkret në pjesën e parë, flirtuan me golin e avantazhit në të paktën 3 raste të pastra me Thuram, Mkhitaryan dhe Dimarco. Në fraksionin e dytë, Inzaghi hodhi në fushë Martinez, Barella e Asllani, por zëvendësimet nuk patën efekt, madje ishin me fat që dolën me një pikë. Tani kthejnë vështrimin nga shorti i së premtes me shpresën për të “peshkuar” një rival jo shumë të fortë, detaj ku u ndal edhe trajneri Inzaghi në konferencën për shtyp:

“Tani shorti do të jetë më i vështirë, por nuk dua të shoh asnjë të mërzitur. E mbyllim grupin si të pamposhtur dhe u kualifikuam sërish në fazën e 1/8. Ne dëshironim të fitonim, e provuam deri në fund, por nuk ia arritëm. Nuk është e vërtetë që i kemi dhënë prioritet kampionatit”, u shpreh Inzaghi.

()

Arena e Lajmit

“X” i hidhur, Inter e mbyll i dytë, tani i pret një short “ferri”. Inzaghi shfajësohet: Nuk është prioritet Serie A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook