Zhvillohet inteligjenca artificiale, ‘lexon’ trurin dhe përkthen mendimet në fjalë

Zhvillohet inteligjenca artificiale, ‘lexon’ trurin dhe

Shkencëtarët kanë arritur të zhvillojnë inteligjencën artificiale që të përkthejë valët e trurit në tekst.

Një helmet e pajisur me sensorë vëzhgon aktivitetin elektrik në tru teksa personi që e mban është duke menduar dhe e kthen informacionin në fjalë.

Teknologjia u krijua nga një ekip në Universitetin e Teknologjisë në Sidnei, të cilët shprehen se mund të revolucionarizojë kujdesin ndaj pacientëve që nuk flasin pasi kanë kaluar krizë apo paralizë.

Ekipi beson se kjo risi do të lejojë kontroll të njëtrajtshëm të aparateve si gjymtyrët bionikë dhe robotët duke bërë që njerëzit t’i udhëzojnë përmes mendimit.

Llojet e mëparshme të teknologjisë që përkthejnë sinjalet e trurit mund të aplikohen vetëm me anë të një ndërhyrjeje kirugjikale që vendos një çip në tru si shpika e Elon Musk, Neuralink apo skanimit i cili është i kushtueshëm dhe i vështirë për t’u përdorur në jetën e përditshme.

Zhvillohet inteligjenca artificiale, ‘lexon’ trurin dhe përkthen mendimet në fjalë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook