Agron Shehaj: Edi Rama vjedh qytetarët e vet, çfarë i premtonte dikur Fatos Lubonjës

Agron Shehaj: Edi Rama vjedh qytetarët e vet, çfarë i premtonte

Deputeti i pavarur Agron Shehaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Edi Rama nuk dallon shumë nga pushtetarët e tjerë Ballkanin, që marrin pushtetin për të vjedhur qytetarët e vetë. Ai tha se Shqipëria është nga vendet më të varfëra në Europë dhe Edi Rama vjedh qytetarët e vet, ndërsa politikanët shqiptarë rritje pasurish që nuk e kanë bërë qytetarët e tjerë.

“Mendoj që Edi Rama nuk dallon shumë nga pushtetarët e tjerë Ballkanin, që marrin pushtetin për të vjedhur qytetarët e vetë. Shqipëria është nga vendet më të varfëra në Europë dhe Edi Rama vjedh qytetarët e vet.

Çudia këtu është që të gjithë, pjesa më e madhe e politikanëve kanë bërë një rritje të pasurive të tyre personale që asnjë qytetar tjetër nuk e ka bërë, veçse kush ka vjedhur me ta, ose ata që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Mua më doli në rrjetet sociale një video e Edi Ramës me Fatos Lubonjën ku i thoshte se unë jetoj në një apartament të kohës së diktaturës dhe këtu do të jem edhe kur të bëhem kryeministër. Dhe sot, shikojeni ku jeton”- u shpreh Shehaj.

Agron Shehaj: Edi Rama vjedh qytetarët e vet, çfarë i premtonte dikur Fatos Lubonjës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook