Alizoti: Këta vjedhin gjysmë miliardë dollarë dhe thonë; mos thyej xhama se është turp

Alizoti: Këta vjedhin gjysmë miliardë dollarë dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti deklaroi se ndërkohë që në Shqipëri vidhen rreth gjysmë miliardë dollarë nëpërmjet inceneratorëve, thuhet se është turp për të thyer një xham. 

Ai tha më tej se demokracia ka ardhur nga tymi

“Opozita po përpiqet të prodhojë diçka në këtë kaos politik. Ky rasti i Parlamentit është serioz jo vetëm për opozitën. Berisha nuk është 20 vjeç. Nuk ka ndodhur në 30 vjet në demokraci që të mos ketë komisione. E dyta, nuk ka ndodhur që deputeti të proteston të përjashtohet me dy muaj. Në tre protesta atij i heq mandatin. Demokracia ka ardhur nga tymi. Nëse populli shqiptar mendon se ata e vjedhin, le ta djegin Parlamentin.

Po bëjnë një gjë të mirë. Kjo është tradhti kombëtare, ti marrësh gjysmë miliardi dollarë për diçka që nuk punon nuk proteston asnjëri dhe thonë mos thyeni xhamat se është turp. Nëse Parlamenti shkon drejt autokracisë është domosdoshmëri që opozita shqiptare të bindi njerëzit që po shkohet në autokraci. Pushteti në Shqipëri është në kulmin më të madh”, tha Alizoti.

 

Alizoti: Këta vjedhin gjysmë miliardë dollarë dhe thonë; mos thyej xhama se është turp

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook