Inter pagoi shtrenjtë rotacionet e kryera nga trajneri Inzaghi, me këtë të fundit që i dha prioritet Serie A pasi siguroi kualifikimin për në Champions League, në fund e mbyllën në vendin e dytë duke bërë që në fazën e 1/8 goglat t’i rezervojnë ndonjë rivalë të fortë. Trajneri Inzaghi, i ngacmuar nga gazetarët nuk pranoi që Serie A ishte kthyer në prioritet, por për të nxjerr blof trajnerin ka menduar vetë presidenti Zhang:
“Inter është aty ku duhet të jetë. Ne kemi një ëndërr, të vendosim yllin e dytë në fanellë, punojmë për ta realizuar këtë”, u shpreh presidenti Zhang me anë të një video mesazhi në festën e Krishtlindjeve të organizuar nga klubi.
Numri një i klubit zikaltër nuk harroi as të përgëzojë trajnerin dhe lojtarët për punën e kryer deri më tani: “Rrugëtimi deri në Stamboll një vit më parë, dhe kjo që po zhvillojmë këtë sezon me bën të ndihem krenar. Faleminderit të gjithëve. Inter është në rrugën e duhur”, u shpreh Zhang.
()