Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një efektiv policie, rreth të 50-ave, dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për se aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim.
Dyshohet se shkak për këtë akt është bërë gjendja e rënduar psikologjike, ndërsa mësohet se pak kohë më parë ai ishte divorcuar nga bashkëshortja si dhe kishte edhe disa probleme të tjera që lidhen me paratë.