Inceneratori i Tiranës, Preç Zogaj: Nuk mund të hetohet te nëpunësit e vegjël, duhet të shkojë në majë atje ku u prodhua kjo aferë

Inceneratori i Tiranës, Preç Zogaj: Nuk mund të hetohet te

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” arrestimet për inceneratorin e Tiranës, tha se  kjo aferë e madhe korruptive nuk mund të hetohet te nëpunësit e vegjël dhe ajo duhet të shkojë në majën e pushtetit ku është prodhuar.

Ai u shpreh se kishte një indicie që hetimi për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojë dhe do të thellohet dhe nuk do të ndalet pa shkuar aty ku është fillesa.

“Një aferë e madhe korruptive nuk mund të hetohet te nëpunësit e vegjël, ajo duhet të shkojë në majën e pushtetit ku është prodhuar kjo aferë. Unë e mbështes SPAK-un si institucion, por jo gjithçka në SPAK është në pritshmëritë e publikut. Me ardhjen e Dumanit SPAK-u ka hapur disa çështje dhe afera dhe ka bërë një kapërcim cilësor dhe ka kthyer një shpresë në Shqipëri. SPAK po guxon ta çojë ligjin atje ku nuk ka shkaur kurrë në sferat e larta, po guxon të ndëshkojë të pandëshkueshmit.. Nga kjo pikëpamje unë shoh një shpresë. Kjo nuk do të thotë se unë jam naiv.

Ka një vit që kemi parë një apologji sikur ky i ashtuquajturi incenerator i Tiranës nuk ka probleme. Opinioni është bombarduar me PR se Tirana është më e pastër dhe me hetimin që ka nisur për të ashtuquajturin incenerator ka rënë edhe avokatia që Erion Veliaj i ka bërë kësaj çështjeje. Ne shikojmë se këtu fle lepuri i madh, jo vetëm shuma 400 milionë euro, edhe numri i zyrtarëve të akuzuar dhe në këtë “tren” është kupola e inceneratorëve dhe të bashkisë së Tiranës.

Këtu duhet të dallojmë standardin e dyfishtë të medias dhe të SPAK-ut. Shumica e mediave në Shqipëri kanë ortakëri me institucionet që kanë para, janë më afër bashkisë se sa qeverisë dhe e kanë lënë si lajm të dorës së dytë këtë çështje.

Unë kam një indicie që ky hetim do të vazhdojë dhe do të thellohet, nuk ndalet pa shkuar aty ku është fillesa. Hetimi do të shkojë deri në fund”-u shpreh Zogaj.

Inceneratori i Tiranës, Preç Zogaj: Nuk mund të hetohet te nëpunësit e vegjël, duhet të shkojë në majë atje ku u prodhua kjo aferë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook