Jo vetëm 3 gra të vrara, dyshohet se Dan Hutra është i përfshirë edhe në disa ngjarje të rënda kriminale

Jo vetëm 3 gra të vrara, dyshohet se Dan Hutra është i

Del sërish në skenë emri i Dan Hutrës. Përveç ngjarjes së rëndë të marsit 2023 ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Hutra rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda, si vrasje.

Mësohet se Hutra është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh dhe oficerë të OPGJ të Policisë së Tiranës, por nuk ka qenë bashkëpunues me policinë dhe nuk ka pranuar përfshirjen e tij.

Dan Hutra është një person me rekorde të pafundme kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.

Ndërkohë në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.

Jo vetëm 3 gra të vrara, dyshohet se Dan Hutra është i përfshirë edhe në disa ngjarje të rënda kriminale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook