Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe për mungesën e Shkëlzen Berishës gjatë ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme ku është thirrur për të dhënë shpjegime për tragjedinë e Gërdecit. Berisha akuzoi SPAK-un se po bën politikë me çështjen dhe se familjarët e kanë kuptuar këtë.
“Shkëlzen Berisha është thirr për këtë çështje kohë më parë në skap. Ka dhënë çdo përgjigje. Ka lënë aty adresën fizike dhe elektronike, por ata kanë preferuar të bëjnë më shumë politikë pasi thirrja e tij është një akt i mirëfilltë politik.
Nuk ka asnjë lloj lidhje me asnjë akt, proces, moment të asaj drame që ka ndodhur dhe ai ka dhënë shpjegime. Madje edhe familjarët e kanë kuptuar që këta po bëjnë politikë me tragjedinë e tyre. Ka një njoftim që ka bërë Shkëlzen Berisha se të dyja adresat nuk i ka ndryshuar dhe i ka lënë në SKAP. Të marrësh seriozisht një organ që funksionon me parimet e vjetra të policisë sekrete, funksionon si struktura kriminale nuk duhet marrë seriozisht”.