Neritan Sejamini: Justifikimi i Veliajt se inceneratori do të bëhet pas 5 vitesh tregon se koncesioni është i paligjshëm

Neritan Sejamini: Justifikimi i Veliajt se inceneratori do të bëhet

Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se deklarata e sotme e Erion Veliajt se inceneratori i Tiranës do të ndërtohet pas 5 vitesh tregon se koncesioni që ka bërë me privatin është i paligjshëm, sepse ky i fundit duhet ta bënte veprën me paratë e tij dhe më pas t’i merrte paratë nga shteti, por në fakt ka ndodhur e kundërta.

“Një nga arsyet që kontrata për inceneratorin e Tiranës u bë me koncesion  ishte se shteti nuk ka para dhe e ndërton privati. Po ça bën privati? Edhe ai nuk i paska paratë dhe do ta ndërtojë pas pesë vjetësh. Por nëse ishte puna për pas 5 vjetësh, shteti, me këto paratë që i ka dhënë privatit, e kishte ndërtuar inceneratorin. Privati e bën investimin në fillim dhe i merr paratë më pas. Zoti Veliaj është duke u justifikuar për të mbuluar dhe justifikuar atë që nuk justifikon dot. Gafa që bën është se po flasin më shumë se çfarë duhet. Një herë thotë një gjë, një herë një tjetër. Duket se po shpëton duke thënë se do të bëhet pas 5 vitesh. Çështja është pse e ke dhënë me koncesion këtë gjë, sepse ti e jep vetëm kur nuk ke të ardhurat. I bie që në themel kjo që ke bërë ti është e paligjshme, se ka shkelur ligjin e prokurimit publik dhe të koncesionit”-tha Sejamini.

Neritan Sejamini: Justifikimi i Veliajt se inceneratori do të bëhet pas 5 vitesh tregon se koncesioni është i paligjshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook