Një “zjarr” i ri për Zaniolon? Sulmuesi del zbuluar në rrjetet sociale

Pas implikimit në bastet sportive, Nicolo Zaniolo tashmë duket se është përfshirë në një lidhje. Disa të dhëna nga rrjetet sociale duket se zbulojnë fillimin e një marrëdhënieje midis mesfushorit të Aston Villa dhe Soleil Sorge, një modele dhe influencuese, e cila është një ish-konkurrente e Big Brother.

Në fakt, siç theksojnë njerëzit më të vëmendshëm, të dy kanë publikuar një selfie nga brenda një makine që duket shumë e ngjashme. Për më tepër, Soleil dhe Zaniolo kanë postuar një foto të një muzgu në Instagram dhe mbi të gjitha kanë postuar një pamje identike në story-t e tyre.

Sipas asaj që shihet nga rrjetet sociale, të dy kanë javë të tëra që janë në lidhje dhe tashmë vetëm presim të zyrtarizohet. Soleil Sorge, lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 29 vjeçe, është zyrtarisht beqare që nga gushti i kaluar, që prej përfundimit të lidhjes me Carlo Domingo.

()

Arena e Lajmit

Një “zjarr” i ri për Zaniolon? Sulmuesi del zbuluar në rrjetet sociale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook