Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, një i moshuar ka ndërruar jetë.
Ngjarja ndodhi në Bubullimë. Mësohet se në banesë jetonte një çift të moshuarish, dhe për pasojë Koli Koçi, 82 vjeç, raportohet se ka ndërruar jetë. Fatmirësisht është shpëtuar gruaja e tij, Kristina.
Pasi janë sinjalizuar për rastin, shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Siç shihet nga pamjet zjarri ka ‘përpirë’ gjithçka. Nuk dihen ende motivet e rënies së zjarrit.
()