Përplasja e opozitës me gardistët, Boçi: Tejkalim i kompetencave! Garda nën urdhrat politikë tërhoqi zvarrë deputetët

Luçiano Boçi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi kaosin sot në Kuvend dhe përplasjen e deputetëve të opozitës me gardistët.

Boçi u shpreh se situata e krijuar nuk është normale, ndërsa shtoi se shkak për këtë gjë nuk është bërë opozita. Në lidhje me Gardën tha se ka një tejkalim të kompetencave me urdhër, e cila nën urdhrat politikë tërheq zvarrë deputetët e opozitës.

“Situatat e krijuara nuk janë normale, por nuk janë krijuara nga deputetët e opozitës. Janë pikërisht gardistët e urdhëruar për të penguar deputetët e opozitës. Deputetët e opozitës kanë të drejtë të futën në kuvend, janë penguar deputetët që kanë pasur të drejtë të futen. Jemi në një tejkalim të kompetencave të gardës, e cila nën urdhrat politikë tërheq zvarrë deputetët e opozitës.

Seanca ishte për ndryshimin në rregullore, dhe kjo përcakton qartë rolin e deputetit dhe gardistit. Gardisti vetë nuk mund të jetë aktor i përplasjeve. Prezenca fizike nuk është ajo që të bën deputet në kuvend. Pasi aty ka deputetë prej vitesh dhe nuk i njeh njeri, pasi nuk janë aktiv.

Askush nuk është e përcaktuar që deputeti të mos jetë prezencë në seancën plenare. Duhet të marrë pjesë dhe në komisione, por s’ka të drejtë fjalë apo vote.”, u shpreh Boçi.

()

Arena e Lajmit

Përplasja e opozitës me gardistët, Boçi: Tejkalim i kompetencave! Garda nën urdhrat politikë tërhoqi zvarrë deputetët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook