PS miratoi e vetme ndryshimin e Rregullores që ashpërson masat ndaj deputetëve, Bardhi: Nuk e njohim! E çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese ndryshimin e Rregullores së Parlamentit nga ana e mazhorancës, e cila ashpërson dënimet ndaj deputetëve.

“Sot e patë që Kuvendi ashtu siç në fakt këto dy muaj është salla e rojeve të Edi Ramës. Si çdo regjim edhe Edi Rama ka nevojë për forca sigurie. Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme të setit të rregullave të bashkëjetesës në Parlament. Ndryshimi do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”, tha Bardhi për gazetarët nga jashtë Parlamentit.

 

 

Arena e Lajmit

PS miratoi e vetme ndryshimin e Rregullores që ashpërson masat ndaj deputetëve, Bardhi: Nuk e njohim! E çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook