Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi samitin e djeshëm mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Murati u shpreh se në vija të përgjithshme samiti i djeshëm ishte pozitiv. Sakaq ai u ndal te vetoja greke për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku tha se vetoja për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nuk mund të jetë e përjetshme.
“Greqia është një nga faktorët që ka ndikuar në mos marrjen e datës për negociatat. Samiti i djeshëm ishte në vijat e përgjithshëm pozitiv. Në fakt kishte edhe element negativ për shtetet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Nga ana tjetër kemi Serbinë dhe Malin e Zi, po ashtu edhe Bosnjë Hercegovina. Po ashtu edhe Kosova mori një mesazh negativ, që është dialogu me Serbinë.
Ky nuk është problem qeveritar, por çështje që i takon drejtësinë shqiptare. Greqia ka thënë që të lejohet betimi i Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë Himarë. Në planin afatgjatë vetoja greke për çështjen ‘Beleri’ nuk mund të jetë e përjetshme. Nëse Beleri shpallet i fajshëm do vuajë dënimin, nëse del i pafajshëm do mund të kthehet si kryetar i Bashkisë Himarë.
E kam thënë edhe më parë nuk bëhet fjalë për të drejtat e minoritetit grek. Nuk kemi shkelje të të drejtave të minoritetit, pasi kryetari i sotëm i Bashkisë Himarë është po ashtu është pjesë e minoritetit grek. Nuk është surprizë sjellja e Greqisë, nëse do kishte problemi minoriteti do ua sigurojë që do ishin eksponatet të BE-së që do i thonin Shqipërisë të ndalte.
()