Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 34-vjeçar, pasi në dyqanin e tij i janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme, që shiteshin ilegalisht.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lëndët piroteknike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.