Analisti Andi Bushati, ka folur për arrestimet e dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, për aferën e inceneratorëve.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se SPAK u serviri shqiptarëve një farsë, duke mos hetuar Erion Veliajn dhe duke burgosur dy drejtorë, për të ngritur fabulën absurde, se aferën qindra milionë euro nuk e kanë bërë drejtuesit e Bashkisë dhe qeverisë, por punonjës si Taulant Tusha.
“Kur erdhi lajmi i 15 arrestimeve për inceneratorët, u trondita. Por pastaj pashë që dy ishin arrestuar, të tjerët ose kishin ikur ose ishin të burgosur. Në këtë rast nuk është faji i mediave, por i SPAK.
Kur ti merr një ditëzi, Taulant Tusha dhe nuk i shkon hetimit në kokë, por në çështjen e Malltezit vendos standartin, që po ka vjedhur Malltezi, ka vjedhur me firmën e Berishës, këtu kuptohet se ka një farsë. Por farsa nuk zë vend. Beson njeri, që mirë që se paska bërë inceneratorin e Tiranës Edi Rama, mirë që se paska bërë Erion VEliaj, por u gjet një Taulant Tusha që është fajtori i madh?!
Sensi publik, nuhatja publike, e kupton shumë kollaj kur ti i servir një farsë. SPAK serviri një gjellë të prishur. Jo se e mbyti çështja Berisha, çështjen Veliaj. Këta kanë vendosur që kumbullat dhe dardhat i kanë ngrënë peshqit e vegjël. Por vjedhja organizohet nga lart, nëse ka vjedhje është nga lart”, tha Bushati.