Spanja vuri në pranga “trurin e ish-Bandës së Durrësit”, del foto e momentit të arrestimit të Lulzim Berishës

Është arrestuar sot në Spanjë Lulzim Berisha, i njohur si “truri i ish-Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për foton e Berishës, në momentin e arrestimit nga autoritet e Spanjës.

  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I POLICIS

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Arena e Lajmit

Spanja vuri në pranga “trurin e ish-Bandës së Durrësit”, del foto e momentit të arrestimit të Lulzim Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook