Tensionet në Kuvend/ Hila: Opozita ra në kurthin që ngriti vetë! Boçi: Mazhoranca s’ka lejuar debatin, jeta parlamentare u godit në zemër

Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e News24 ka folur lidhur me zhvillimet e fundit mes opozitës dhe mazhorancës, duke u ndaluar te tensionet e krijuara edhe në seancën e sotme.

Hila u shpreh se “opozita ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë” dhe se detyra e kësaj të fundit nuk është kjo që po bën në seancat e fundit.

Sipas tij opozita ka çuar ujë në mullirin e Edi Ramës duke krijuar tensione dhe trazira dhe duke mos iu drejtuar debatit në Parlament.

“Opozita ka rënë në kurthin që ka ngritur vetë. Detyra e saj nuk është kjo. Do preferoja që këto ditët me flakadanë dhe përleshje duhet të ishin kaluar me debate në parlament. Ata çuan ujë në mullirin e Edi Ramës. Opozita është konfliktuale dhe dhunën fizike e ka pjesë të saj gjenetike. Ajo që percepton publiku është se Berisha ka një problem dhe po tërheq opozitën nga pas”, u shpreh Hila.

Nga ana tjetër ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se shkelja e rregullores ka nisur nga mungesa e debatit brenda Parlamentit, që sipas tij nuk është lejuar nga mazhoranca gjatë zhvillmit të seancave.

Sipas tij jeta parlamentare është goditur në zemrën e saj, gjë që ka sjellë dhe reagimin e fundit të opozitës.

“Ne vuajmë nga amnezia, sepse shkelja e rregullores nisi nga debati brenda, sepse nuk lejohet. Deputetët e përjashtuar merrnin fjalën vetëm 2 minuta dhe nuk lejoheshin.

Nuk na është dhënë as fjala për procedurë, na është ndërprerë fjala mua dhe shumë deputetëve. Jeta parlamentare është goditur në zemrën e saj. Koha përcaktohej 40 minuta për opozitën dhe 100 për mazhorancën”, tha ai.

Arena e Lajmit

Tensionet në Kuvend/ Hila: Opozita ra në kurthin që ngriti vetë! Boçi: Mazhoranca s’ka lejuar debatin, jeta parlamentare u godit në zemër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook