Victor Osimhen-Napoli pritet të zgjasin kontratën ndërmjet tyre. Prej kohësh, palët janë përfshirë në negociata, që në verë, ku në drejtim të Osimhen erdhën oferta pafund nga klubet më të mëdha Evropiane. Më në fund, presidenti De Laurentiis dhe përfaqësuesit e Osimhen kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën, aktualja përfundon në 2025. Nigeriani do të firmos një kontratë të re që do të zgjas deri në 2026, me terma të ndryshuar në shumë aspekte.
“Topi i Artë” afrikan do të përfitojë nga kontrata e re 10 milionë euro në sezon, duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të paguar në Serie A, aktualisht Osimhen përfiton 4,5 milionë euro. De Laurentiis ka arritur të vendos një klauzolë të re në kontratën me golashënuesin më të mirë të Serie A, çdo skuadër që dëshiron të blejë kartonin e tij duhet të paguajë 140 milionë euro.
()