Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë për 7 për të arrestuar për përfshirjen në trafikun e drogës drejt Turqisë.
Idriz Meminaj, 39 vjeç, Romir Meminaj, 49 vjeç, Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër; Nertin Gjoni, 39 vjeç,Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë si dhe Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë dhe Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos, u lanë prapa hekurave nga gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Operacioni i koduar “Reset” bëri të mundur sekuestrimin e rreth 500kg lëndë narkotike kanabis sativa e ndarë në 24 pako.
Droga do të transportoheshin në furgon dhe më pas nëpërmjet një mjeti lundrues do te dërgohej nëpërmjet rrugëve ujore drejt Turqisë.
Seanca për të shtatë personat e arrestuar ka nisur rreth orës 13 ndërsa ka zgjatur për gati 90 minuta. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e prokurorisë ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtare Eranda Cufo.