Roma ka triumfuar 3-0 ndaj Sheriff Tiraspol, duke mbyllur me fitore fazën e grupeve të Europa League. Moldavët u dorëzuan pa kushte që në 30 minutat e para. I zakonshmi Romelu Lukaku zhbllokoi llogaritë në minutën e 11-të, pas një asist të Zalewskit. Më pas, Belotti dërgoi sferën pas shpinës së portierit Koval.Skuadra e Mourinhos qetësoi lojën në pjesën e dytë, duke administruar rezultatin. Në fund, edhe Pisilli la gjurmë.
Sa i takon renditjes përfundimtare në grupin G, Slavia e Pragës kualifikohet si vendi i parë me 15 pikë, falë suksesit 4-0 me Servetten. Roma vazhdon rrugëtimin në këtë kompeticion si vend i dytë, me 13 pikë.
Në grupin E, humbje 2-1 e Liverpool ndaj Royale Union, por që nuk prish punë për djemtë e Klopp. Vendi i parë i takoi anglezëve, me 12 pikë. Në grupin H, Leverkusen nuk toleron dhe mbetet skuadra perfekte. 6 ndeshje, 18 pikë për ekipin e Alonsos, që pret një biletë për në fazën tjetër, bashkë me Qarabag. Rennes dhe Villareal (grupi F), mbeten skuadra pretendente për kompeticionin.
Në Conference League u kualifikuan skuadra si PAOK, Frankfurt, Ludogorets, Fenerbahce, apo edhe Fiorentina. Sa i takon Legias së Muçit, polakët festojnë avancimin në këtë kompeticion, pasi kaluan 2-0 holandezët e Az Alkmaar.
Golat, Roma:
(J.S/)