Në nisje të seancës parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para gazetarëve, duke thënë se nuk është koha e fjalëve, por e pamjeve.
“Ju po të doni rrini këtu, po të doni rrini atje. Çdo gjë do te shikoni vetë, nuk është koha e fjalëve, por e pamjeve”, tha Berisha.
Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë shkuar në hyrje të sallës së Kuvendit, ndërsa Garda nuk i ka lejuar që të futen.