Vranë 15-vjeçarin pas sherrit në rrjetet sociale, dosja ndaj 4 të miture shkon për gjykim. Akuzat që rëndojnë mbi ta

Paraditen e kësaj të enjteje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit po zhvillohet seanca për 4 të miturit nga Grami të cilët në maj të këtij viti vranë me thikë 15-vjeçarin Fatjon Bici.

Katër të miturit akuzohen për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim”, si dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” e të miturit M.L.

Në seancën paraprake, Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi përfaqësohen nga avokatë kryesisht të caktuar nga gjykata. Të miturit  e akuzuar  për vrasjen e kryer në bashkëpunim në muajin korrik i kanë kërkuar Gjykatës ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim në masa lehtësuese, por Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e tyre deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Vrasja në fjalë ndodhi pranë  shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Dosja është pranuar nga gjykata me te gjitha akuzat  që ka kërkuar prokuroria. Pavarësisht pretendimeve te mbrojtjes që jo të gjithë të miturit te gjykohen për “vrasja në rrethana cilësuese në bashkëpunim” kërkesa është refuzuar dhe gjykimi vijon me të njëjtën akuze për të katërt.

Arena e Lajmit

Vranë 15-vjeçarin pas sherrit në rrjetet sociale, dosja ndaj 4 të miture shkon për gjykim. Akuzat që rëndojnë mbi ta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook