Pacolli, Murseli dhe Curri
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka reaguar edhe një herë në lidhje me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona Ademajt, e që vazhdimisht po përmendet emri i tij.
Pacolli këtë herë i është përgjigjur analistit Arjan Curri, i cili është ndër ata persona që kur ka folur për ngjarjen e Liridonës dhe ka lakuar edhe emrin e biznesmenti.
Pacolli shprehet se deklaratat e Currit kanë shkaktuar vuajtje te familja e tij, teksa shkruan se më së shumti këtë po e përjeton djali i tij, i cili po bullizohet nga shokët në shkollë.
Ndër të tjera ai e paralajmëron Currin, teksa shkruan “do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”.
“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime.
Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese.
Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruan Pacolli.
Analisti Arjan Curri deklaroi më 4 dhjetor se Prokuroria e Kosovës, po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet e vrasjes së Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Sipas Currit, arsyeja e fortë se pse një burrë mund të vrasë një grua është edhe orientimi seksual dhe dyshohet se Liridona e dinte për lidhjen e Naimit me një burrë. Arsyeja e dytë sipas tij është se viktima mund të kishte informacione për pastrimin e parave me të cilat dyshohet se merrej Naimi.
“Mua më ndihmon kriminologjia. Pse behët vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi i gjinisë. Ai ishte i paburrë nga sfida që mund t’i ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon edhe një trekëndësh dashurie. Gruaja dinte një lidhje biseksualizmi. Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Një burrë që vret një grua është i sfiduar. Nuk e kupton, thotë ç’është kjo. Në raste të tjera e kanë vrarë nga frika se do u dilte nami. Këto i çojnë burrat në akte dhune, se nuk janë meshkuj. Feminicidit këtë ka. Një rast tjetër është kërcënimi që mund t’i ketë bërë Liridona për çështjen e pastrimit të parave. Mos ndoshta e shoqja dinte ndonjë gjë që i zbulohej dhe e vrau. Mendoj të besoj të parën, por edhe dyta… Edhe nga bota e kafshëve agresiviteti është mes gjinive të njëjta. Bexhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund tja ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë. Pse kumbari nuk shkon në të dy varrimet e liridonës, Kam një arsye pse por nuk e them dot live se kam hall se prish pistat e hetimit,” ishte shprehur Curri në “Top Story”.