Detaje/ Qëlloi me armë policin dhe mbajti peng kuzhinierët, “killeri” Sokol Mjaçaj do të izolohet në “41 bis”

Detaje/ Qëlloi me armë policin dhe mbajti peng kuzhinierët,

Një ngjarje e rëndë është raportuar në burgun e Peqinit.  Mësohet se Sokol Majçaj ka qëlluar me armën drejt një punonjësi të policisë në burgun e Peqinit. Gjithashtu thuhet se ka mbajtur peng edhe punonjësit e kuzhinës.

Kujtojmë se Ministri i Drejtësisë, Uli Manja firmosi për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.

Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

 

Detaje/ Qëlloi me armë policin dhe mbajti peng kuzhinierët, “killeri” Sokol Mjaçaj do të izolohet në “41 bis”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook