Drejtoi policinë dhe tani Emergjencat Civile, Haki Çako paraqitet në SPAK

Drejtoi policinë dhe tani Emergjencat Civile, Haki Çako paraqitet

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Haki Çakos në SPAK. Ai nuk ka bërë asnjë koment në momentin që është paraqitur në SPAK.

Ai e filloi karrierën e tij në radhët e uniformave blu në vitin 1998. Ai u emërua shef i Policisë Kriminale në Kuçovë, ndërkohë që vetëm pas 8 muajsh emërohet Shef i policisë kriminale në Komisariatin nr.1 në Tiranë.

Më pas Cako mori detyrën e inspektorit kundër akteve terroriste në Policinë e Tiranës, ndërsa u emërua edhe specialist kundër dograve të forta.

Në vitin 2003 Cako u bë shef i komisariatit të Policisë Vlorë, ndërsa në vitin 2006 shkoi si specialist i antiterrorit në Elbasan. Pas emërimit në Elbasan, Cako u largua me dëshirën e tij nga Policia e Shtetit për tu rikthyer pas 4 vitesh. Në vitin 2010 mori disa emërime se specialist dhe shef në Policinë e Shtetit. Pikërisht në vitin 2013 karriera e Haki Cako fillon të marrë ngritje të menjëhershme, ku u  emërua  si Drejtor i policisë Gjirokastër, ndërsa një vit më pas i jepet detyra e zv.drejtorit të përgjithshëm për krimin e organizuar dhe krimet e rënda.

Në 15 prill  te vitit 2015 Haki Cako u emërua Drejtor i përgjithshëm i policisë me propozimin e Sajmir Tahirit dhe firmën e Kryeministrit Edi Rama, duke zëvendësuar Artan Didin në këtë detyrë.

Në karrierën e tij si Drejtor i Policisë, Cako u akuzua për pajisjen e përgjimit IMSTI Catcher, që u pezullua nga detyra, ndërkohë që më pas masa e pezullimit u hoq.

Në periudhën e zgjedhjeve në 2017, Cako u akuzua nga LSI dhe PD për lidhjet me drogën. Shkak i largimit të Haki Cakos nga detyra, mendohet se ishte marrëdhënia e ftohtë me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Drejtoi policinë dhe tani Emergjencat Civile, Haki Çako paraqitet në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook