“Dua siguri”/ Zbardhet dinamika, si ia vunë prangat Mjacajt pas krimit që tronditi burgun e Peqinit. Hodhi armën vetëm pasi…

“Dua siguri”/ Zbardhet dinamika, si ia vunë prangat Mjacajt pas

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja që tronditi sot burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Gazetarja Klodiana Lala tregon momentet kur autorit të vrasjes së Arben Lleshit dhe plagosjes së Indrit Shaqjas i janë vënë prangat.

Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet duke kërkuar siguri për jetë, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. Sipas burimeve Mjacajt i janë  hedhur prangat brenda në qeli.

Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.

Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij. Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhyjë RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.

 

 

“Dua siguri”/ Zbardhet dinamika, si ia vunë prangat Mjacajt pas krimit që tronditi burgun e Peqinit. Hodhi armën vetëm pasi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook