Emisioni “Fiks Fare” transmetoi sonte rastin e Lirjon Kullës. Denoncimi është bërë nga mamaja e Lirjonit, ku thotë se fëmijës së saj i është hequr kempi padrejtësisht.
Lirjoni 12-vjeçar është i diagnostikuar me “Encefalopati nga Hiper-Bilirubina”, dhe se për këtë diagnozë ka qenë përfitues i kempit prej 12 vitesh. Kempi i është hequr që në muajin maj të këtij viti nga KMCAP Vlorë.
E ëma e 12-vjeçarit për këtë i është drejtuar kësaj zyre me disa kërkesa për të kuptuar arsyen e heqjes së kempit, por nuk i është dhënë asnjë përgjigjie.
Shuma që merrnin nga KMCAP është 22 mijë lekë, ku përfshihet dhe pagesa e kujdestarisë, si kudestare është nëna e tij.
Diagnoza e Lirjonit ka shërbime të veçanta ku përfshihen vizitat tek fizoterapisti dhe seanca tek logopedia. Vizita të cilat duhen bërë shpesh për të përmirësuar gjendjen e 12-vjeçarit, shërbime të cilat paguhen nga vetë familjarët.
Përveç kësaj e ëma e Lirjonit thotë se dhe mënyra se si ai ushqehet ka kosto.
Gazetarët e Fiksit u interesuan në zyrën Rajonale Vlorë, ku në përgjigjien e tyre thanë se Lirjoni ka qenë përfitues i kemp-it nga viti 2012 deri në vitin 2023. Por ai nuk është shpallur më fitues për shkak të mungesës në dokumetacion të dy konsultave të Lirjonit tek neuropediatria dhe psikopediatria. Konsulta që sipas familjes ishin bërë dhe dorëzuar, por që në dosjen e Lirjonit ku gjenden më.
Për të qenë sërish përfitues, Fiks Fare ndihmon 12-vjeçarin për t’i ribërë këto dy konsulta dhe plotësimin e dosjes. Këto konsulta Fksi ia mundësoi tek dy specialistë në Tiranë.
Prindërit e Lirjonit me ndihmën e Fiksit, arrijnë që t’i marrin konsultat e nevojshme për plotësimin e dosjes së Kempit, duke dorëzuar edhe dosjen e plotë pranë KMCAP Vlorë. Ata falënderojnë emisionin “Fiks Fare” që i ndihmuan që Lirjoni të rifitonte kemp-in, që e merrte prej 12 vitesh.