Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar për gati 1 orë.
Në një prononcim për median pasi doli nga ambientet e SPAK Çako u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit që kishte dijeni për hetimet, por u rezervua të jepte më shumë.
“Isha në cilësinë e detyrës që kam për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë por jo personalisht as për mua, as pozicionin tim” tha Çako.
Burimet mediatike bënë me dije se Haki Çako dyshohet të jetë thirrur në kuadër të një dosje hetimore që ka të bëjë me Rindërtimin për të cilin janë marrë në pyetje dhe persona të tjerë.