Gjatë ditës kur Sali Berisha pritet të përballet me Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetin gjatë ditës së hënë, deputetët e Partisë Demokratike do të mungojnë në këtë mbledhje.
Ndërkohë, në mbledhje do të shkojë vetë Sali Berisha për të mbrojtur veten. Gazetari Osman Stafa raportoi për News 24, gjatë raportimit të Berishës përballë deputetëve socialistë, janë ftuar mbështetësit për të protestuar jashtë sallës së ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë.
Stafa informon gjithashtu që deputetët e grupimit të Gazment Bardhit nuk do ta mbështesin protestën që pritet të zhvillohet gjatë ditës së hënë.
SPAK kërkoi ashpërsim të masës ndaj Sali Berisha pasi ai refuzoi të paraqitej dy herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore me pretendimin se ishte shkelur Kushtetuta pa marrë më parë vendimin e Parlamentit. Tani, SPAK kërkon masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi” ndaj Berishës.